Aktualitet

Goditet një tjetër rast kultivim kanabisi në Fier, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari

13 Shtator 2021, 07:08 Nga DOSJA
Goditet një tjetër rast kultivim kanabisi në Fier, arrestohet

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 34-vjeçar, i identifikuar me iniciale I.K., i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i tij u bë pas informacioneve që kishte siguruar Policia lidhur me kultivimin e kanabisit. Ndërkohë që po ashtu u arrestua edhe një ri tjetër, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si edhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

I. K., 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
– – – –

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 21 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e fierit fier policia e fierit

Sondazh

Poll