Aktualitet

E para në Shqipëri! Bashkia e Pukës kërkon vaksinimin e detyruar: Kush punonjës nuk është vaksinuar duhet të sjellë çd

13 Shtator 2021, 08:35 Nga DOSJA
E para në Shqipëri! Bashkia e Pukës kërkon vaksinimin e

PUKË– Bashkia e Pukës është e para në vend që ka vendosur masa ndaj punonjësve të saj lidhur me vaksinimin kundër pandemisë së koronavirusit.

Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, i cili në një deklaratë nga zyra e tij ka bërë me dije se të gjithë punonjësit që do të kenë kontakte me qytetarët do të duhet të jenë të vaksinuar. Në të kundërt duhet që të paraqesin çdo javë një tampon për të treguar që janë “negativë”.


Drejtoritë dhe ndërmarrjet e instituconit që kanë të bëjnë me qytetarët duhet të vaksinohen. Në rast të kundërt nuk ka asnjë masë ndëshkuese, veçse duhet që t’i nënshtrohet tamponit javor. Nuk do të pranohet asnjë pa bërë tamponim. Duhet të heq edhe ata zëra që të thonë; na detyruan,”-tha ai në fjalën e tij.

Në Shqipëri, vaksinimi është bërë i detyrueshëm për studentët, mësuesit dhe punonjësit e administratave. Po ashtu në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në vend janë vënë dhe masa të reja që janë vendosur në fuqi me datë 1 shtator dhe me 6 për udhëtarët.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e pukes gjon gjonaj koronavirusi ne shqiperi puke bashkia e pukes gjon gjonaj koronavirusi ne shqiperi puke

Sondazh

Poll