Aktualitet

Po transportonte klandestinë drejt Kosovës! Kapet 27-vjeçari nga Kamza, kishte futur 7 persona në një makinë

13 Shtator 2021, 07:27 Nga DOSJA
Po transportonte klandestinë drejt Kosovës! Kapet 27-vjeçari

LEZHË- Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi është kapur duke transportuar  7 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt pagesës. I riu me iniciale B.D., po transportonte klandestinën një automjet tip “Volksëagen” drejt Kosovës, kur u kap në flagrancë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Goditet një rast i dhënies ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet tip “ Volksëagen ” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë shtetasi B.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “ Volksëagen ”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lezhe operacioni perimetri lezhe operacioni perimetri

Sondazh

Poll