Mbolli kanabis në oborr, Policia arreston 34-vjeçarin në Gjokall të Fierit (NJOFTIMI)
13 Shtator 2021, 08:29Nga DOSJA
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një person të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. Shtetasi me inicialet I.K banues në Gjokalli, Fier, kishte kultivuar kanabis sativa. Po ashtu është arrestuar edhe një 21-vjeçar pasi drejtonte makinën pa patentë.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Fier, Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si edhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
I. K., 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. – – – –
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 21 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
(fl.mu;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me një nga të plagosurat në aksidentin me ashensorin në Astir. Mësohet se gjendja e gruas shtatzënë është e mirë ...
TIRANË– Kaos me trafikun në Tiranë sot! Rrugët kryesore të kryeqytetit janë bllokuar nga një radhë e gjatë makinash, të cilat kanë bllokuar totaliash...
SHQIPËRI– Dosja.al ju sjell lajmet kryesore të ditës nga portalet në vend. Në faqen e parë të Dosja.al është vizita e Merkelit në Serbi, ku zyrtarët ...
ELBASAN– Vrasja e Lefter Zhidrut nga efektivët e repartit RENEA është mbyllur nga Prokuroria e Elbasanit që në muajin gusht. Tanimë çështja ka kaluar për...
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 34-vjeçar, i identifikuar me iniciale I.K., i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i tij u b...
SHKODËR– Gazetari i njohur Taulant Koplikaj nuk e ka përmbajtur indinjatën ndaj televizioneve shqiptare. Në një postim në rrjetin e tij social, ai sq...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, sot priten...