Aktualitet

U qëllua në banesë nga RENEA-t! Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet, çfarë vendimi mori për rastin e Lefter Zhidrut. Prit

13 Shtator 2021, 07:13 Nga DOSJA
U qëllua në banesë nga RENEA-t! Prokuroria e Elbasanit mbyll

ELBASAN– Vrasja e Lefter Zhidrut nga efektivët e repartit RENEA është mbyllur nga Prokuroria e Elbasanit që në muajin gusht. Tanimë çështja ka kaluar për shqyrtim pranë gjykatës së Elbasanit, ku edhe pritet që togat e zeza të miratojnë kërkesën e Prokurorisë së qytetit për pushimin e çështjes.

Sipas prokurorit që ka ndjekur dosjen, Petref Asllani, Policia dhe forcat speciale RENEA kanë vepruar dhe i janë përmbajtur rregullores për të qëlluar Zhidrun, i cili për gati 5 orë me radhë mbajti të terrorizuar me armë lagjen “5 Maji” në Elbasan. Madje rrezikoi jetën e banorëve të zonës dhe të vetë efektivëve. 

Lefter Zhidru terrorizoi Elbasanin me kallashnikov në krahë duke qëlluar me armë ndaj policisë. Pas pesë orësh negociatash, RENEA e ekzekutoi. Në apartamentin e tij u gjetën municione dhe armë të llojeve të ndryshme, dhe pas vëzhgimit, Floresha u mor nën hetim nga policia. Ditën e ngjarjes u raportua se në 5 orë ndërmjetësime është përfshirë edhe bija 14-vjeçare e Lefter Zhidrus.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru lefter zhidru

Sondazh

Poll