Sport

Dy herë gjetën avantazhin me Lautaron dhe Dimarcon, por ndaj Sampdorias Inter humbet kontaktin me kreun

12 Shtator 2021, 12:52 Nga DOSJA
Dy herë gjetën avantazhin me Lautaron dhe Dimarcon, por ndaj

ITALI– Përfundon në barazim 2-2 takimi mes Sampdorias dhe Interin për javën e tretë të Serie A. Një përballje mes emocioneve, por që në fund la të pakënaqur zikaltërit e Simone Inzaghit. Sfida nisi mirë për Interin që në minutën e 18′ do të gjente avantazhin falë Dimarcos.

Mbrojtësi krijoi një perlë nga goditja e dëntimi, duke demonstruar kështu se në ndeshjet e ardhshme do të jetë një element i rëndësishëm për skemat e Inzaghit. Në minutën e 33′ Yoshida për Sampdorian do të barazonte takimin, duke shfrytëzuar edhe devijimin e Dzekos që rezultoi fatal për Handanovic. Megjithatë Inter nuk hoqi dorë nga sulmet dhe në minutën e 44′ Lautaro do të shënonte golin e avantazhit falë një asisti perfekt të Barellas.

Në pjesën e dytë u mendua se Inter do të administronte rezultatin, por Augello vetëm 2 minuta nga rifillimi takimit barazoi takimin. Pavarësisht rasteve të Calhanoglus apo Correa-s, Inter del me vetëm 1 pikë në këtë transfertë dhe humbet kontaktin me kreun.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter sampdoria inter sampdoria

Sondazh

Poll

Sport 12 Shtator 2021, 11:21

Sot është dita e debutimit të sulmuesit kuqezi

ITALI – Rey Manaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Sulmuesi lushnjar, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës...

Sport 12 Shtator 2021, 11:16

Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv

KAVAJE – Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur Nexhat Gjuzi.I lindur në Kavajë më 13 shtator të vitit 1946, pjesën e parë të karri...