Sport

Sot është dita e debutimit të sulmuesit kuqezi

12 Shtator 2021, 11:21 Nga DOSJA

ITALI – Rey Manaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Sulmuesi lushnjar, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës, te skuadra e Spezias.

Shqiptari pritet të bëjë debutimin në Serinë A, ditën e sotme, teksa është i grumbulluar nga trajneri Tiago Motta, për sfidën ndaj Udineses që do të startojë në orën 15:00. Gjasat janë që Manaj ta nisë këtë përballje nga stoli, duke qenë se ka vetëm pak ditë që është bashkuar me skuadrën e re.

Një fakt, interesant që duhet theksuar është numri që sulmuesi i Kombëtares, do të mbajë mbi shpinë në këtë takim. Sipas “Sportmediasset”, Manaj do të veshë fanellën me numrin 54. Kujtojmë që te Shqipëria Manaj mban numrim 10.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Shtator 2021, 11:16

Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv

KAVAJE – Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur Nexhat Gjuzi.I lindur në Kavajë më 13 shtator të vitit 1946, pjesën e parë të karri...