Sport

Chiellini shikon përtej humbjes: “Ky do të jetë Juventusi i Paulo Dybalas”

12 Shtator 2021, 10:00 Nga DOSJA
Chiellini shikon përtej humbjes: “Ky do të jetë Juventusi i

ITALI – Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë për mbrojtjen e Juventusit, në “Diego Armando Maradona” të Napolit kundër “azzurrëve” të Luciano Spalletti: Me Pellegrinin dhe De Sciglio në krahë dhe Chiellinin e Bonuccin në qendër, ku përfshihej edhe De Ligt, të zotët e shtëpisë fituan.

Përtej rezultatit dhe mungesave, duke nënvizuar performancën e mirë të Napolit, siç është e nevojshme të përmendet qëndrimi i Juventusit, ende jo në formën më të mirë. Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, pas ndeshjes ka folur për situatën e bardhezinjve.

“Ne e dinim që do të kishte vështirësi, por me siguri nuk menduam se do të ishim në këtë pikë pas tre ndeshjeve: edhe pse kjo është pjesë e futbollit. Me Dybalan dhe Cuadradon do të ishte diçka ndryshe. Morata dhe Kulusevski vetëm të enjten ishin në stërvitje. Nuk mund t’i kërkonim atyre më shumë,”- ka deklaruar kapiteni i bardhezinjve per DANZ.

Me transferimin e Cristiano Ronaldos, Juventusi humbi një sulmues mjaft rezultativ. Megjithatë, Chiellini është i sigurt se kush do të jetë udhëheqësi i bardhezinjve.

“Lamtumira e Cristiano Ronaldos? Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si luajmë. Tani Cristiano nuk është me ne dhe duhet ndërtojmë një lojë tjetër. Ky do të jetë ekipi i Paulo Dybalas. Ai është lojtari kryesor për këtë ekip dhe ne të gjithë e dimë këtë”.

B.T (Dosja.a)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport giorgio chiellini juventusit kapiteni i juventusit paulo dybalas giorgio chiellini juventusit kapiteni i juventusit paulo dybalas

Sondazh

Poll