Sport

Bundesliga, javë me shumë gola: Bayern ‘poker’ në Leipzig, por Wolfsburg mbetet në krye, fitoi në Furth

12 Shtator 2021, 08:30 Nga DOSJA

GJERMANI – Ishte me plot gola java e katërt në Bundesligës. Bayern Munich pushton fushën e vështirë të Leipzig 4-1, në një poker të hapur nga penalltia e Lewandowski. Sidoqoftë, Wolfsburg mbetet në epërsi, duke fituar 2-0 në transfertë ndaj Furth.

Borussia Dortmund fitoi me një spektakolare 4-3 në Leverkusen. Mainz mundi 2-0 Hoffenheim, ndërkohë që kemi edhe dy barazime Freiburg-Këln 1-1 dhe Union Berlin-Augsburg, 0-0.

Bayern Munich fiton 4-1 në fushën e vështirë të Leipzig dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë. Për bavarezët ndeshja nisi mirë, kur me ndihmën e VAR, fitoi një penallti.

Lewandowski (11’) nuk bën asnjë gabim nga vendi dhe nënshkruan 1-0. Në hapësirën prej dhjetë minutash, Bayern thellon epërsinë. Musiala (47’) i sapo futur në fushë e çoi në 2-0 për t’u ndjekur nga Sané (54’), që shtyn topin në rrjetë për 3-0.

Leipzig shkurton distancën pas vetëm katër minutash me Laimer (58’) në 1-3, për ardhur te goli i Choupo-Moting (90’+2), që vulosi rezultatin final 4-1 të ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich bundesligës lewandowski bayern munich bundesligës lewandowski

Sondazh

Poll