Sport

Mbappe fishkëllehet në “Parc des Princes”, trajneri Pochettino: “Nuk kam dëgjuar gjë, dëgjova brohoritjet kur shënoi

12 Shtator 2021, 05:23 Nga DOSJA
Mbappe fishkëllehet në “Parc des Princes”, trajneri

FRANCE – Të shtunën, në ndeshjen ndaj Clermont në “Parc des Prices”, Paris SG fitoi 4-0, edhe pse në gjirin e saj mungonin Neymar, Di Maria, Paredes dhe Messi. Mungesa e tyre thuajse nuk u ndie fare. Gjatë pjesës së parë skenë u ngjit Herrera (20’, 31’) me dy gola, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan Kylian Mbappe (55’) dhe Gueye (65’).

Mirëpo Kylian Mbappe, që pas mbylljes së merkatos zbriti për here të parë në “Parc des Princes” mori fishkëllima të shumta nga fansat e Paris Saint-Germain, çka lidhej me sagës verore të tij për kalimin te Real Madridi.

I pyetur për to, trajneri Mauricio Pochettino gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes u shpreh: “Fërshëllimat për Mbappe para ndeshjes? Nuk dëgjova asgjë. Nga ana tjetër dëgjova shumë mirë tifozët që brohorisnin pas golit të tij.”

Pochettino : “The whistles for Mbappé before the game? I didn’t hear anything. On the other hand I heard very well the fans cheering after his goal.”#PSG #Pochettino #Mbappe #PSGCLERMONT https://t.co/BCXz4QYxez

— Paris Saint-Germain F.C. (@JohnnyRothen) September 11, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kylian mbappe mauricio pochettino paris saint germain real madridi kylian mbappe mauricio pochettino paris saint germain real madridi

Sondazh

Poll