Sport

Raducanu, ‘mbretëresha’ e re e US Open, vetëm 18 vjeç

12 Shtator 2021, 10:25 Nga DOSJA
Raducanu, ‘mbretëresha’ e re e US Open, vetëm 18

SHBA – Emma Raducanu është kampionia e US Open për vitin 2021. Tenistja britanike, që ende nuk e ka festuar 19-vjetorin e saj të lindjes, mundi në finalen bashkëmoshataren kanadeze Leylah Annie Fernandez 2-0, duke shkruar historinë në tenisin britanik, sepse për herë të parë pas 44 vitesh një teniste nga Mbretëria e Bashkuar fiton një turne Grand Slam.

Por jo vetëm kaq, Raducanu bëhet e vetmja teniste që është në gjendje të fitojë një turne Grand Slami, duke e nisur atë nga raundet kualifikuese, pa humbur as edhe një set të vetëm.

Sfida nisi shumë mirë për Raducanun, që mori avanmtazhin 2-0, por Fernandez iu kundërpërgjigj duke barazuar në 2-2. Që nga shërbimi i 5-të deri në të 10-tin, asnjë prej tenisteve nuk gabuan me shërbimet e tyre, por kur rezultati ishte 5-4, Raducanu arriti të fitojë 4 ‘set-point’ për të mbyllur këtë fraksion 6-4.

Në setin e dytë, ishte Fernandez që e nisi më mire, teksa mori kryesimin në 2-1. Reagimi i britanikes ishte i menjëhershëm, ajo nuk gaboi më dhe duke përfituar nga vështirësitë që hasi rivalja e saj fitoi 5 shërbime radhazi për të çuar rezultatin në 5-2 në favorin e saj.

Fernandez e shkurtoi diferencën në 5-3, por Raducanu që kishte kërkuar një ndihmë mjekësore për një plagë në gju fitoi game e 9, 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-0, duke bërë në këtë mënyrë historinë e tenisit botëror.

Fernandez nga ana e saj ka meritën se gjatë këtij rrugëtimi të saj në US Open eliminoi lojtare të pesëshes më të mirë të renditjes WTA deri në këtë finale që konfirmoi se dy yje kanë lindur në tenisin botëror të femrave.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport emma raducanu leylah annie fernandez us open për vitin 2021 emma raducanu leylah annie fernandez us open për vitin 2021

Sondazh

Poll