Aktualitet

Vrasja e të resë në Fier, reagon Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Mbrojtja e gruas duhet të jetë prioritet abso

11 Shtator 2021, 20:54 Nga DOSJA
Vrasja e të resë në Fier, reagon Komisioneri për Mbrojtjen

SHQIPËRI- Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar pas vrasjes së 23-vjeçares në Fier, Sabrina Bengaj, duke dënuar aktin barbar me ashpërsi.

Në një deklaratë për mediat, ka theksuar se ngjarja është shumë herë më e rëndë për vetë faktin se viktima kishte një urdhër mbrojtje.

Sipas KMD, kjo ngjarje ngre alarmin për mbrojtjen e jetës së gruas në Shqipëri.

Deklarata e KMD:

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi aktin e marrjes së jetës së Sabrinës B., 23 vjeç, nga ish bashkëshorti i saj, recidiv në dhunën në familje. Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.
Pajisja me urdhër-mbrojtje e viktimës duhet të kishte qenë mburoja e saj. Mungesa e monitorimit për të parandaluar ngjarje të rënda të dhunës në familje është kthyer në një problem akut.
Në këtë kontekst, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi apelon për një bashkëpunim konkret, efektiv dhe serioz të të gjitha autoriteteve për parandalimin e krimeve, dënimin maksimal të autorëve, si dhe mbrojtjen sociale pa kushte të viktimave të dhunës në familje.
Dhuna sistematike ndaj gruas, tolerimi i kësaj dhune, mosmarrja seriozisht nga organet publike, ka çuar brenda këtij viti humbjen e jetës së 7 grave: Zhaneta Metani, Kristina Bardhi, Liljana Buzo, Dorina Alla, Fëllënza Shirja, Irvana Hyka dhe Sabrina Bengaj.
Është e dukshme qe viktima e kësaj dhune në shoqërinë shqiptare, është gruaja. Gjinia, mbetet i vetmi shkak në Shqipëri që shkakton viktima, vetëm për faktin e të qenit grua.
Mbrojtja e gruas, garantimi i barazisë thelbësore i saj në ekonomi, shoqëri, familje, promovimi i vlerave të gruas dhe zhvillimi i aftësive të saj, lufta pa kompromis ndaj gjuhës, së dhunshme, denigruese, stereotipizuese, stigmatizuese, seksiste ndaj saj, thyerja dhe çrrënjosja e konceptimit të saj si komponent i dobët në dimensionet e jetës, duhet të jenë prioritet absolut i Shtetit Shqiptar.”

23-vjeçarja, Sabrina Bengaj u vra mbrëmjen e djeshme nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj. E reja ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje ndaj Metajt, por kjo gjë nuk mundi t’i shpëtonte jetën. Ajo la pas vajzën e saj 3-vjeçare.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kmd reagon per vrasjen e sabrina bengaj kmd reagon per vrasjen e sabrina bengaj

Sondazh

Poll