Aktualitet

Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari i “skandaleve”! Si u denoncua Piro Sota nga Saimir Tahiri dhe Bledi Çuçi, li

11 Shtator 2021, 18:39 Nga DOSJA
Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari i “skandaleve”! Si u

TIRANË– Vrasja e sotme mund të ishte parandaluar! Por duket se drejtësia në vend që të parandalojë është bërë palë me krimin që së fundmit godet më shumë se kurrë në familje. Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, mbrëmë nga ish-bashkëshorti i sij Elton Meta ka iniciuar një proces hetimi nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për prokurorin Çlirim Sina dhe gjyqtarin Piro Sota, të cilët i hapën derën e burgut Elton Metës. Ky i fundit, i arrestuar dhe i izoluar si një rrezik potencial për vrasje.

Piro Sota ka vendosur për lirimin e Elton Metën nga burgu në 26 korrik 2021, por ndryshe nga prokurori Çlirim Sina, i cili nuk është denoncuar më parë për vendimmarrje për të dyshimta, “toga e zezë” është një emër i njohur.

Në 31 janar të këtij vitit, gjyqtari Sota liroi nga burgu tre të akuzuar për vrasjen e 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj, pra: Ferdinand Merkaj, Fitim Zekaj e Festim Alimerkaj. Por menjëherë pas publikimit të skandalit në media, të tre u rikthyen në burg.

Por edhe më herët ka pasur raste të ngjashme!

Viti 2014- Piro Sota u denoncua nga Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm, për lirim nga burgu të të arrestuarave që Policia kishte prangosur përvjedhje.

Viti 2015- Hoqi nga lista e personave në kërkim Thoma ose Armand Shkurtin, i dënuar me 12 vite burg për “Shfrytëzimi i prostitucioni”. 

Shtator 2018- Liroi nga burgu me kusht Ermal Hoxhën, nipin e diktatorin Enver Hoxha, i dënuar me 6.8 vite burg për trafik droge në dosjen ‘Xibraka’.

Tetor 2019- Liroi nga burgu anëtarin e Bandës së Durrësit, Sardian Sulejmanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Avni Gashit në tetor 2005 në Tiranë. Gjyqtari i fali 5 vite burg, pasi u prek nga kërkesa të arrestuarit se kishte të atin sëmurë. 

Ndërkohë që një ditë para vrasjes, KPK vendosi të ndëpresë rivlerësimin për gjyqtarin e Fierit, Piro Sota për shkak të dorëheqjes së tij duke i hequr të drejtën për rikthimin e tij në sistemin e drejtësisë gjatë 15-viteve të ardhshme. Megjithatë lëvizja e fundit duket se nuk do ta shpëtojë dot nga kontrolli pasi ILD ka nisur që të hapë dosjet që gjyqtari ka kaluar në duar. Shkeljet do të ndëshkohen!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan në vlorë piro sota sabrina bengaj burri vret gruan në vlorë piro sota sabrina bengaj

Sondazh

Poll