Aktualitet

Lirimi i 31-vjeçari që vrau dje gruan, ILD nis HETIMET: Ka nisur menjëherë vlerësimi i veprimeve të magjistratëve

11 Shtator 2021, 15:25 Nga DOSJA
Lirimi i 31-vjeçari që vrau dje gruan, ILD nis HETIMET: Ka nisur

TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet në lidhje veprimet e dyshimta për lirimin nga burgu të vrasësit, të 23-vjeçares Sabrina Bengaj mbrëmë në fshatin Zhupan të Fierit. Në një njoftim të shkurtër në mediat sociale, ILD bën me dije se po vlerësohet rasti dhe të dhënat që janë publikuar në media në lidhje me veprimet e magjistratëve.

Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve. Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje, dua të garantoj opinionin publik, se ky është një proces pune që Inspektori i Lartë i Drejtësisë e kryen me vëmendje e ndjeshmëri të lartë dhe në zbatim të detyrimeve ligjore dhe funksionale,”– njofton ILD.

LAJMI KRYESOR: E PARALAJMËRUAR? Kërkonte ribashkimin! Elton Metaj ekzekuton me armë zjarri ish-bashkëshorten, Sabrina ishte e pajisur me URDHËR-MBROJTJE, 31-vjeçari arrestohet në pyll (NGJARJA e një viti më parë)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier burri vret gruan ne fier

Sondazh

Poll