Aktualitet

Aksident në Tiranë, motori i “fast food” përplas 50-vjeçarin, kalimtari dërgohet me Urgjencë në spital

11 Shtator 2021, 19:05 Nga DOSJA

TIRANË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Mihal Grameno”, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Dosja.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku një motor ka përplasur një 50-vjeçar. 

Si pasojë të dy kanë mbetur të lënduar, por 50-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë ndihmën e parë nga kalimtarë të rastit. Ndërkohë që nuk dihen detaje lidhur me motoristin, i cili ishte shpërndarës i një rrjeti ushqimesh të shpejta në Tiranë.  Po ashtu të paqarta mbeten edhe rrethanat e aksidentit, të cilat pritet që të zbulohen nga grupi hetimor që ka nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.09.2021, rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin M. V., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll