Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e Vajdin Lamajt, Gjykata e Posaçme jep vendimin për Viktor Ymerin, i refuzon lirimin

11 Shtator 2021, 17:32 Nga DOSJA
Akuzohet për vrasjen e Vajdin Lamajt, Gjykata e Posaçme jep vendimin

TIRANË- Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Viktor Ymerin, i akuzuar për pjesëmarrje në ekzekutimin e Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005, duke mos i marrë parasysh pretendimet e tij.

Ymeri qëndron në qeli prej dhjetorit të vitit 2020, kur u arrestua me kërkesë të SPAK, pas dyshimeve se ishte përfshirë në ngjarjen e bujshme të vrasjes së biznesmenit Lamaj dhe Dritan Arsit. Për të njëjtën ngjarje, SPAK akuzon edhe Emiliano Shullazin, i cili gjithashtu ndodhet pas hekurave.

Ishte Dosja.al, ajo që raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi.

Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë. Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa kunati i tij Plarent Dervishaj u kap në Abu Dabi por ende nuk është ekstraduar. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet viktor ymeri vrasja e vajdin lames viktor ymeri vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll