Aktualitet

Me kurriz nga kamera! Vëllai i Bledar Selmanajt në panik nga dëshmitë e të vëllait: Po flet kot për njerëzit, i ka trill

11 Shtator 2021, 17:57 Nga DOSJA
Me kurriz nga kamera! Vëllai i Bledar Selmanajt në panik nga

VLORË– Pas vrasjes në Babicë të Xhuliano Bullarit, familjarët e të dyshuarit kryesor për vrasjen e tij, Bledar Selmanaj janë shprehur të shqetësuar lidhur me të afërmin e tyre.

Sipas tyre, çdo dëshmi e treguar në televizion nga 36-vjeçari, nuk është e vërtetë sepse ai vuan nga problemet mendore prej më shumë se 20 vjetësh dhe nuk ka dijeni me asnjë ngjarje kriminale. 

Vëllai i Bledarit ka dhënë intervistë pa treguar fytyrën, ku shprehet se për shkak se emri i familjes së tij është njollosur nga i vëllai, ndërsa shton se ka frikë të dalë nga shtëpia pasi i ai po përmend emra personash të pafajshëm. 

“Po dal me kurriz se vëllai në ka shkaktuar shumë dhimbje. Ka përmendur shumë emra. Nuk kemi pasur konflikte me asnjë. Ka përmendur shumë emra që ne nuk i njohim edhe pse këtu jetojmë. Në Vlorë! Ky doli në 5 gusht dhe ka përmendur një seri vrasjesh e thotë që i ka bërë filani me fistekun. Ku i mori vesh ky? I bie që Policia e Shtetit paska fjetur gjumë që nuk i ka zbuluar kaq kohë. Ose ky diçka po trillon dhe dikush është nga pas tij. Shteti të zbardhë ngjarjen. Ne nuk na ka cënuar njeri deri më sot. Ne kemi frikë të dalim nga shtëpia tani,”-u shpreh ai.  

Vrasja ndodhi disa ditë më parë në Babicë të Vlorës, ndërsa Selmanaj rezulton i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 39-vjeçarit Selmanaj iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash. 

Dyshohet se Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar selmanaj vrasja e xhuliano bullarit xhuliano bullari bledar selmanaj vrasja e xhuliano bullarit xhuliano bullari

Sondazh

Poll