Aktualitet

“Largohu se më ke bllokuar pamjen”/ Dënohet me 9 vite burg shqiptari, goditi 3 herë me thikë anglezin për një ndeshje

11 Shtator 2021, 15:22 Nga DOSJA
“Largohu se më ke bllokuar pamjen”/ Dënohet me 9 vite burg

BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar, i cili goditi me thikë një tifoz britanik të futbollit pasi ky i fundit iu ankua se po i bllokonte shikimin në një prej ndeshjeve të Anglisë në Kampionatin Europian. Pëllumb Hysa është burgosur për nëntë vite pasi goditi brutalisht 59-vjeçarin pasi ata festuan fitoren e çerekfinales së “Tre luanëve” kundër Ukrainës.

Tifozi i sulmuar nga shqiptari përfundoi në spital kishte nevojë për operacion pasi një nga tre goditjet kishte marrë nga thika, i kishte shkaktuar gjakderdhje të brendshme. Në sallën e gjyqit, Simon Duncan tha se viktima kishte qenë me miqtë si pjesë e një feste duke nxjerrë edhe pamjet nga momentet e përplasjes mes tyre.

Pas një sherri për të liruar pamjen e televizorit, diskutimi duket se përfundoi në mënyrë miqësore sepse gjatë ndeshjes, Hysa përqafoi viktimën kur Anglia shënoi. Madje kur u bë goli i tretë bëri edhe sherr me të. Megjithatë, momente më vonë, Hysa nxori thikën e biftekut dhe e goditi disa herë, para se ta fshihte nën këmishën e tij.

Policia mbërriti dhe gjatë arrestimit të Hysës, shqiptari u qëllua me grusht në fytyrë nga shoku i viktimës, duke i shkaktuar mavijosje në zonën e syve. Ndërkohë në sallë shqiptari tha se gjithçka e kishte bërë për vetëmbrojtje. Hysa gjithashtu kishte kërkuar nga gjykata që t’i kërkonte falje viktimës dhe i kërkoi gjykatës ta pranonte atë ofertë si të vërtetë.

Marrë nga chesterstandard.co.uk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denohet pëllumb hysa pëllumb hysa denohet pëllumb hysa pëllumb hysa

Sondazh

Poll