Bota

Dialogu me Serbinë/ Miroslav Lajçak javën e ardhshme vizitë në Kosovë, takon Kurtin e Bislimin

11 Shtator 2021, 19:25 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë/ Miroslav Lajçak javën e ardhshme

PRISHTINË– I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do të jetë në Kosovë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Takimi vjen pas vendimit që Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, që të mos takohen më me njëri-tjetrin. Pak ditë më parë delegacionet teknike të Kosovës dhe Serbisë zhvilluan për dy ditë bisedime në Bruksel por pa ndonjë përparim.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi miroslav lajčák dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll