Bota

Sheh pas 20 vitesh filmimet e tij gjatë sulmit të Kullave Binjake, dëshmitari i tragjedisë: Qyteti mbante aromë mishi dhe m

11 Shtator 2021, 18:07 Nga DOSJA
Sheh pas 20 vitesh filmimet e tij gjatë sulmit të Kullave Binjake,

SHBA– John Burns, ishte një prej atyre njerëzve të cilët panë tragjedinë e 11 shtatorit të vitit 2001, teksa ndodhte.

Burns tregon për RT, se atë ditë vrapoi në rrugët e New York-ut me një kamera për të filmuar ngjarjen, filmime të cilat nuk ka mundur t’i shohë as dy dekada më vonë.

Pasi avioni i parë goditi kullën 110-katëshe të World Trade Center, ai nxitoi të filmonte turmat e njerëezve, të cilët kishin mbetur të ngrirë në vend nga tmerri dhe vrojtonin shtëllungat e mëdha të tymit që po ngriheshin në qiell.

“Thjesht pata ndjesinë se duket ta dokumentoja cfarë po ndodhte. Kapa disa filmime, të cilat nuk munda ti shikoja më pas. Nuk i hapa kurrë për t’i parë, thjeshtë i futa në një kuti dhe i vendosa diku.” tha Burns.

Ndërkohë që ceremoni përkujtimore po mbahen sërish në SHBA në nderim të 3000 viktimave të tragjedisë, John Burns ka parë për herë të parë videot të cilat i filmoi vetë.

Më kujtohet që të gjithë po ulërisnin, njerëzit kishin copa hiri mbi ta, ecnin si të përhumbur dhe në vend të qiellgërrvishtësve kishte mbetur vetëm tym. Me kujtohet aroma qe pushtoi qytetin.. mund ta përshkruaj si metal dhe mish, ishte aq e fortë saqë të dukej sikur po e provoje edhe me anë të shjes.” shtoi Burns.

Ai tregoi se për një kohë mjaft të gjatë, në televiozonet vendase shfaqeshin emrat e viktimve njëri pas tjetrit, gjë të cilën e cilësoi si një funeral i pafund.

Në atë pikë nuk e dinim më se cfarë do të ndodhte më tej. Më kujtohet që mendova: Unë do të sjell fëmijën tim në këtë botë. Cfarë bote ka për të qenë kjo?! Dhe kjo gjë më frikësoi.” tha Burns.

Kullat binjake ‘World Trade Center’ u sulmuan nga dy avionë të terroristëve të Al-Kaedës. Avioni i katërt goditi anën perëndimorë të Pentagonit dhe një tjetër u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët në bord filluan të luftonin terroristët.

Kullat binjake dhe një sërë strukturash rreth tyre u shkatërruan plotësisht, duke u marrë jetën rreth 3000 personave.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shembja e kullave binjake shembja e kullave binjake

Sondazh

Poll