Bota

Ngjarja tragjike në Tetovë, kryeministri Zaev: Dorëheqjet janë një akt i lartë morali dhe etike

11 Shtator 2021, 16:34 Nga DOSJA
Ngjarja tragjike në Tetovë, kryeministri Zaev: Dorëheqjet

TETOVË- Përmes një letre drejtuar opinionit publik, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur se dorëheqjet e dorëzuara pas tragjedisë në spitalin e Tetovës, i sheh si një akt të lartë morali dhe etike.

Ai i cilëson si një demonstrim të integritetit dhe përgjegjësisë, e cila thotë se është e pashmangshme në të tillë situatë fatkeqësie. Zaev ka theksuar se ka dhe do ketë gjithmonë përgjegjësi, por të bazuar në fakte dhe argumenta e jo në bazë të përplasjeve politike.

“Dorëheqjet e Minstrit të Shëndetësisë, Filipce, të zv. Ministër Hasanit dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Besimi dhe Ethemi, të cilat mu dorëzuan, i kuptoj si akte të larta etike dhe morali, si një demonstrim inegriteti dhe përgjegjësie, e cila është e pashmangshme në raste fatkeqësish kaq të mëdha.

Përgjegjësi ka dhe do të ketë gjithmonë, por të bazuar krejtësisht në fakte dhe argumenta, jo në përplasje politike.” shkroi Zaev.

zjarrin që përfshiu Spitalin e Tetovës pak netë më parë humbën jetën 14 persona të cilët po kuroheshin për covid-19 dhe familjarë të cilët po kujdeseshin për ta, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit janë ende të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zoran zaev zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 14:08

SHBA– Sot bëhen 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë  ku humbën jetën 2,977 persona 184 u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe...