Bota

10 mijë euro “mall” brenda laboratorit të heroikës! Arrestohet shqiptari në Verona, shenjat e nervozizmit para P

11 Shtator 2021, 16:02 Nga DOSJA
10 mijë euro “mall” brenda laboratorit të heroikës!

ITALI- Gurdia di Finanza në Verona, ka arresuar një 31-vjeçar shqiptar pasi u kap me lëndë narkotike, me qëllim trafikimin. Sipas mediave italiane, 31-vjeçari, i cili banonte në Sona të Veronës, kishte qenë prej kohësh nën vëzhgimin e policisë pasi kishte rënë në sy me lëvizje të dyshimta. 

Ekipet e Guardia di Finanza, e kanë ndjekur të riun menjëherë pasi ka dalë nga banesa e tij, me një makinë ‘Volkswagen’ dhe është drejtuar për në Verona. Pas itinerareve të dyshimta, ata kanë vendosur ta ndalojnë për kontroll në qytetin e Porto San Pancrazio.

Gjatë kontrollit, shenjat e nervozizmit të 31-vjeçarit dhe refuzimi i përgjigjeve për të dhënat e tij personale dhe pyetjeve të tyre, ka shtuar dyshimet e policisë, të cilët kanë thelluar kontrollin. Policët italianë arritën t’i gjenin të fshehur me mjeshtëri në një hapsirë në kroskotin e makinës, më shumë së një kilogram heroinë të mbështjellur në një qeskë. Hetimet u shtrinë edhe në banesën e shqiptarit në Sona, ku u gjend një sasi e vogël marihuane. Në një garazh në disponueshmëri të subjektit, u zbulua më pas një ‘laborator i vërtetë droge’.

Aty mbante një kilogram shtesë marihuanë, 400 gramë heroinë, një aparat aerosol që përmbante reagjentë të heroinës dhe mbi 35 kilogramë substancë që shërben si përzierës. Ai u arrestua dhe u shoqërua në burgun e Veronës, ndërkohë që vlera e heroinës së sekuestruar, sipas policisë arrinte në 10000 euro.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne verona arrestohet shqiptari ne verona

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 14:08

SHBA– Sot bëhen 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë  ku humbën jetën 2,977 persona 184 u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe...