Bota

Ekzekutoi personat që u kishte borxh 400 mijë paund, autori filmohet duke pastruar skenën e krimit

11 Shtator 2021, 19:07 Nga DOSJA
Ekzekutoi personat që u kishte borxh 400 mijë paund, autori filmohet

BRITANI- Jonathan Houseman, një gangster nga britania, qëlloi për vekje dy persona të cilëve u detyrohej një shumë të madhe parash.

Mediat britanike raportojnë, se Vëllai i aktorit, Matt Henry, Will-i, 31 vjeç dhe Brian McIntosh, 29 vjeç, u gjetën të vrarë në një automjet ‘Range Rover’. Houseman, autori i vrasjeve, u filmua nga kamerat e sigurisë në garazhin e një qendre tregtare duke hequr rrobat e gjakosura e duke e spërkatur veten me një lëng pastrues, në mënyrë për të pastruar gjurmët.

Ai i dogji më vonë rrobat e gjakosura, por dedektivët të cilët gjetën trupat e pajetë, mundën ta identifikonin lehtësisht nga kamerat e sigurisë për të cilat houseman nuk kishte qenë në dijeni.

Ai u detyrohej Henry-t dhe McIntosh-it një shumë prej 400 mijë paundësh , për shkak të disa punëve që kishin bërë për të, por ishin zemëruar pasi ai nuk u jepte shumën për të cilën kishin rënë dakord.

Houseman u përpoq t’ja hidhte fajin një personi të katërt gjatë seancës gjyqësore për t’i shpëtuar dënimit, por gjykatësi nuk e besoi për shkak të mungesës së provave për një pretendim të tillë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jonathan houseman jonathan houseman

Sondazh

Poll