Bota

LVV e konfirmon! Dilemat për zgjedhjet lokale, të hënën diskutime me partitë e tjera në zyrën e presidentes Osmani

11 Shtator 2021, 16:55 Nga DOSJA
LVV e konfirmon! Dilemat për zgjedhjet lokale, të hënën

PRISHTINË– Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e gatshme që të marrë pjesë në takimin që pritet të zhvillohet me presidenten Vjosa Osmani, ku edhe pritet që të diskutojnë lidhur me zgjedhjet lokale. Lajmin e ka bërë me dije për Telegrafin, sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ka ftuar në një takim konsultativ partitë politike për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend. Deri më tani lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar tjetër pjesëmarrjen e ti në takim. Ndërkohë që pritet reagimi i liderëve të partieve të tjera.

Takimi vjen disa ditë pas mbledhjes së partive të opozitës, të cilët u shqetësuan nga deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nga të cilët është konsideruar mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të situatës me COVID-19. Kjo ide është shprehur për herë të parë nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se po të pyetej ai, do t’i shtynte zgjedhjet, për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive me koronavirus dhe vdekjeve.

Si opsion për të mos rënduar situatën me COVID në Kosovë, tri partitë opozitare kanë kërkuar që fushata elektorale për zgjedhjet në komuna të shkurtohet. Kryetari i LDK-së ka kërkuar që fushata të zgjasë vetëm 10 ditë, ndërsa Haradinaj ka shkuar edhe më tej, duke u mjaftuar edhe me 5 ditë. Ndërkohë që kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ende nuk është deklaruar rreth kësaj çështjeje.

Zgjedhjet lokale parashihet të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ndërkohë që palët kanë nisur me zyrtarizimin e figurave që do të garojnë. Por këto nuk do të jenë të parat zgjedhje në kohë pandemie, pasi edhe vjet Kosova më 14 shkurt zgjodhi qeverinë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 14:08

SHBA– Sot bëhen 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë  ku humbën jetën 2,977 persona 184 u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe...