Aktualitet

Një mal me akuza, por gjyqtari ia hoqi një nga një: Si u lirua nga burgu Elton Metaj që vrau gruan, familjarët i kopsitën

11 Shtator 2021, 14:38 Nga DOSJA
Një mal me akuza, por gjyqtari ia hoqi një nga një: Si u lirua

TIRANË– Vrasja e Sabrina Bengës nga ish-bashkëshorti që kishte veç dy muaj që kishte lënë burgun, ka ngritur dyshime lidhur me punën që bëhet nga drejtësia për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje. I riu, Elton Metaj ndonëse u prangos për armë mbajtje, kundërshtim të policisë dhe dhunë në familje, akuzat ndaj tij u pushuan gjatë gjykimit nga Gjykata e Fierit. E gjitha falë ndihmës që familjarët e tij i dhanë duke i përgatitur të gjitha shkresat që vërtetonin problemet e tij mendore. Dhe ia arritën! E deklaruan atë të paaftë mendërisht.

Pas kopsitjes së dokumentave, i riu doli nga ky burg me dënim, me kushtin që të mos kryente krim, të mos shoqërohej me persona me probleme me ligjin dhe të mos mbante armë. Edhe pse fillimisht ai ishte dërguar për t’u mbajtur në kushte spitalore në burgun e Zaharisë dhe më pas u lirua pasi Gjykata vendosi që babai i tij të ishte personi përgjegjës për kujdestarinë e 31-vjeçarit. Madje përveç kushteve të mësipërme, çdo muaj ai duhet të dërgohej në spitalin e Fierit për tu vizituar nga një mjek psikiatër. Asnjë nga këto premtime nuk u mbajtën.

Tashmë Metaj i arrestuar do të përballet me akuzën e vrasjes, ndërkohë që me siguri do ti nënshtrohet një procesi të riinspektimit mendor. Sa i takon babait të tij, nuk dihet nëse ai është ndaluar që të merret në pyetje nga Policia dhe do të ndëshkohet për moskryerjen e detyrës. Ndërkohë që edhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë në rrugë jo zyrtare për Gazetën “Si” tha se do të nisë inspektimet e menjëhershme lidhur me rastin duke kaluar në sitë gjyqtarin e çështjes, Piro Sota. 

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçarës së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier elton metaj sabrina benga burri vret gruan ne fier elton metaj sabrina benga

Sondazh

Poll