11 shtatori! Biden u bashkohet të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave në New York, krah tij Obama dhe Clinton
SHBA – Mijëra të mbijetuar dhe familjarë të viktimave që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit në vitin 2001 janë mbledhur për të përkujtuar ngjarjen e hidhur ku Kullat Binjake ranë preh e një sulmi terrorist që “gjunjëzoi” Shtetet e Bashkuara. Pjesë e tyre janë dhe ish-familjet presideniale Obama dhe Clinton, si dhe vetë presidenti Joe Biden.
Ja cilët janë disa nga personat që janë duke marrë pjesë në këtë përkujtimore: Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, foli në ceremoninë përkujtimore të Pentagonit, ku ai shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se Amerika duhet të jetë “e palodhur” në mbrojtjen e vlerave,lirive, të drejtave dhe sundimit të ligjit.
Barbara Lee, e cila punonte në Pentagon më 11 shtator, ishte pjesë e memorialit privat atje. “Unë mendoj se ne duhet të kujtojmë, duhet të kujtojmë njerëzit që kemi humbur, të kujtojmë familjet. është thjesht një ditë shumë e trishtuar”,tha Lee.
Richard Keller dhe gruaja e tij morën pjesë për djalin e tyre, Chandler Keller. 29-vjeçari, i cili ishte në Fluturimin 77 të American Airlines, u vra në këtë fluturim. “Ne e humbëm atë ditë dhe jemi kthyer pothuajse çdo vit për ta kujtuar atë”, thanë ata.
Thea Trinidad, babai i së cilës u vra gjatë sulmeve të 11 shtatorit, lexoi emrat e viktimave gjatë ceremonisë së sotme. Trinidad ishte vetëm 10 vjeç.
Ken Corrigan, 54 vjeç, zjarrfikës, punonte në Ground Zero më 11 shtator. “Si çdo vit, është e dhimbshme. Kam humbur miq në departamentin e zjarrfikësve, në departamentin e policisë, djemtë që shkuan në Irak dhe Afganistan. Kur erdhëm nga Bronx këtu, na thanë se një aeroplan i dytë kishte goditur dhe të gjitha njësitë po hynin në një luftë“, tha Corrigan.
Mike Low, vajza e të cilit, Sara Low, ishte stjuardesë në Fluturimin 11 të American Airlines, e cila goditi Kullën Veriore në 8:46 të mëngjesit ishte gjithashtu në ceremoninë përkujtimore. Ish-Presidenti Bill Clinton dhe Hillary Clinton janë gjithashtu të pranishëm në Ground Zero, ku ceremonia përkujtimore e 11 Shtatorit ka filluar. Ata i janë bashkuar familjes Biden dhe Obama.
Njerëz të tjerë priten t’i bashkohen këtij memoriali madhështor dhe të përkujtojnë ata që kanë humbur siç edhe mund të ndiqet në video live të The Guardian.
Në 11 shtator 2001 SHBA ra pre e sulmit terrorist më të madh të parë ndonjëherë. Një avion u përplas me kullën veriore në orën 8:46 të mëngjesit dhe më pas avioni tjetër u përplas me kullën tjetër në orën 9:03, pak minuta më vonë. Sulmi shkaktoi 2,996 viktima dhe më shumë se 6 mijë të plagosur. Miti se SHBA ishte e “paprekshme” ra poshtë dhe bota njohu më afër se asnjëherë frikën ndaj terrorizmit.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Drejtorët e ISHP-ve refuzojnë dorëheqjen e Filipçes në Maqedoninë e Veriut, i dërgojnë letër Zaev: Merreni i akt të la
MAQEDONIA E VERIUT- Drejtorët e institucioneve publike shëndetësore (ISHP) në vend i dërguan një letër kryeministrit Zoran Zaev duke thënë se ata nuk pranojnë d...
Në rend kronologjik, tre ditë pas tragjedisë së 8 shtatorit në Tetovë, identifikohet trupat, Ministri i Shëndetësisë je
MAQEDONIA E VERIUT- Sot janë tre ditë nga shpërthimi i zjarrit në mbrëmjen e 8 shtatorit në Tetovë. Zjarr, i cili i mori jetën 14 personave dhe plagosi 12 të tj...
“Nuk kanë shanse me në”/ Kurti intervistë për Aljazeerën: Serbia ende mban gjallë idenë e shkëmbimit të ter
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Në një intervistë opër Aljazeerën, K...
Covid në Kosovë, 14 persona humbin jetën, 583 raste të reja të infektuar gjatë 24 orëve të fundit
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 9.634 testime, 583 qytetarë ...
20 vjetori i sulmeve të Kullave Binjake, nis ceremonia e homazheve në New York, Biden dhe Obama bashkohen për të mbajtur mem
SHBA- Ceremonia e përkujtimit të sulmeve të 11 shtatorit ka nsur ditën e sotme në New York. The Guardian shkruan se në ceremoninë që do të mbahet në Ground Zero...
Tragjedia në Tetovë, qytetarët marsh në përkujtim të viktimave të zjarrit
TETOVË- Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator mijëra qytetarë po marshojnë, për të kujtuar 14 viktimat e incidentit në spitalin modular të këtij ...
Ministri francez i Shëndetësisë: Ofrohet kontroll falas i lindjeve për vajzat deri në 25 vjeç
FRANCË- Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran njoftoi gjatë një interviste një ditë më parë se së shpejti, të gjitha gratë e moshës 25 e poshtë do ...
DW: Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA
SHBA- Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo ve...
Krizë politike në vend, Bullgaria do të mbajë zgjedhjet e treta parlamentare më 14 nentor
BULLGARI- Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohsgme të përgjithshme më 14 nëntor. The Guardian shkruan se këtë gjë e ka bërë ët ditur Presidenti bullgar Rum...




