Bota

Drejtorët e ISHP-ve refuzojnë dorëheqjen e Filipçes në Maqedoninë e Veriut, i dërgojnë letër Zaev: Merreni i akt të la

11 Shtator 2021, 14:06 Nga DOSJA
Drejtorët e ISHP-ve refuzojnë dorëheqjen e Filipçes

MAQEDONIA E VERIUT- Drejtorët e institucioneve publike shëndetësore (ISHP) në vend i dërguan një letër kryeministrit Zoran Zaev duke thënë se ata nuk pranojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe nënvizojnë se i japin mbështetje të pa rezervë për të qëndroj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Alsat.mk shkruan se në letrën drejtuar Zaev shkruhet se Tetova i ka prekur të gjithë njerëzit, por pavarësisht kësaj, Filipçe nuk mund të japë dorëheqjen pasi vendi është në kaos komplet për shkak të pandemisë dhe sëmundjeve të tjera.

“I nderuar kryeministër, në kulmin e valës së katër të pandemisë me koronavirus, ku numrat e pacientëve të hospitalizuar dhe për fat të keq edhe të viktimave nuk kanë të ndalur, dhe kur i gjithë sistemi shëndetësorë po lufton jo vetëm me koronën, por edhe më të gjitha sëmundjet tjera kronike, na ndodhi një tragjedi e madhe. Tetova na ka prekur të gjithë neve, para së gjithash si njerëz, mjekë dhe si menaxher të institucioneve shëndetësore në shtetin tonë. Nuk jemi imunë ndaj dhimbjes për jetët e humbura, edhe pse punojmë në sistem ku çdo ditë shpëtohen dhe shuhen jetë njerëzish. Dhimbën e bartim me vete. Edhe Tetova është dhimbje për të gjithë ne. Shprehim ngushëllime të sinqerta deri tek familjarët dhe të afërmit e viktimave”, thuhet në letrën e drejtorëve.

Pandemia nënvizojnë ata në letër, akoma po vazhdon ndërsa spitalet janë të stërmbushur me pacientë. Potencojnë se për momentin 1112 pacientë me simptoma të rënda po shërohen në Covid qendrat, rreth 30 pacient janë në respirator, ndërsa afro 700 në oksigjeno-terapi.

“30 pacientë sot po luftojnë për jetë. Po kurohen në sistem të cilin e vendosi dhe çdo ditë e menaxhon bashkë me gjithë ne Venko Filipçe. Ai ën fakt është shtylla e këtij sistemi, sistem i cili u dëshmua se shpëton jetë. Falë atij sistemi arritëm që të shërojmë të sëmurët nga kovidi dhe njëkohësisht të kujdesemi edhe për të gjithë pacientët e tjerë me sëmundje të tjera, që nga fillimi i pandemisë. U sollën vendime të vështira, vendime të cilat ishin kyçe dhe ndihmuan që të dalim nga vala e dytë, e tretë dhe me sukses të përballemi e valën e katërt të pandemisë. Të lodhur, rraskapitur, ndonjëherë edhe të demoralizuar, të përballur edhe me zemërimin e qytetarëve. Në gjithë me ne ishte edhe Filipçe. Njeriu i cili gjithmonë merrte mbi vete barrën e vendimeve të përbashkëta. Ai është udhëheqës dhe partner konstruktiv Ai është njeriu që na udhëhoq në momentet më të vështira, njeriu i cili gjithmonë besonte në sistemin dhe kolegët e tij. Ai e njeh sistemin shëndetësor, mangësitë e tij dhe mundësit. Gjatë 18 muajve të kaluar slogani “ Dëgjo Venkon”, nuk ishte vetëm slogan, ishte mënyra e jetesës, jo vetëm për ne, por edhe për gjithë shtetin. I nderuari kryeministër, mos e pranoni dorëheqjen e ministrit Filipçe, vetëm merreni si akt i lart moral të një njeriu që demonstron shkallë të lartë të etikës, moralit dhe altruizmit. I nderuar Filipçe, vazhdoni të na motivoni, që të mund ti shndërrojmë emocionet në iniciativa për një sistem më të mirë shëndetësor. Nuk ka dorëheqje për ministrin Filipçe”, shkruhet në letër.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe dha dorëheqjen ditën e djeshme, pasi ndihej fajtor për zjarrin që shpërtheu në spitalin modulat të Covid në Tetovë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni tragjedia ne tetove venko filipçe zjarri ne spitalin e tetoves zoran zaev tragjedia ne tetove venko filipçe zjarri ne spitalin e tetoves zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 12:21

DW: Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA

SHBA- Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo ve...