Bota

Në rend kronologjik, tre ditë pas tragjedisë së 8 shtatorit në Tetovë, identifikohet trupat, Ministri i Shëndetësisë je

11 Shtator 2021, 13:55 Nga DOSJA
Në rend kronologjik, tre ditë pas tragjedisë së 8 shtatorit

MAQEDONIA E VERIUT- Sot janë tre ditë nga shpërthimi i zjarrit në mbrëmjen e 8 shtatorit në Tetovë. Zjarr, i cili i mori jetën 14 personave dhe plagosi 12 të tjerë. Një ditë pas zjarrit Qeveria maqedonase shpalli tre ditë zie kombëtare.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Pesë prokurorët publik po punojnë në terren, ndërkohë që Prokuroria Publike njoftoi dje se janë marrë masa për të siguruar video nga Spitali Klinik dhe nga ndërtesa banimi, shtëpi, për të zbardhur sa më shpejtë ngjarjen. Gjithashtu u dha një urdhër për konfiskimin e të gjithë dokumentacionit nga spitali dhe kontraktori në lidhje me ndërtimin e spitalit modular.

Qeveria njoftoi dje se ekspertë gjermanë nga Policia Penale Federale, të cilët kanë nivelin më të lartë të ekspertizës në hetimet e aksidenteve, do të mbërrijnë në vend për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve të zjarrit në qendrën modulare të covid në spitalin në Tetovë.

Hetimi gjithashtu përfshin Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila do të hetojë prokurimin publik për ndërtimin e spitaleve modulare. Dje, Byroja e Prokurimit Publik dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale lëshuan një urdhër për të siguruar të gjithë dokumentacionin që lidhet me ndërtimin e spitaleve modulare.

Ndërkohë që autopsia dhe identifikimi i të ndjerëve, të moshës 29 deri në 78 vjeç, përfundoi dje. Tetë nga viktimat janë gra dhe gjashtë janë burra. Zyra e prokurorit publik konfirmoi se nga 14 personat e vrarë në zjarr, 12 ishin pacientë në spital dhe dy ishin vizitorë. Ata theksojnë se po hetohet arsyeja e pranisë së dy vizitorëve, domethënë nëse ata ishin të pranishëm në spital për një kohë të gjatë apo hynë brenda pas zjarrit për të nxjerrë të dashurit e tyre.

Ditën e djeshme gjithashtu dha dorëheqjen edhe Ministri i Shëndetësisë maqedonase Venko Filipçe. Ndërkohë pas dorëheqjes së Filipçes, drejtorët e institucioneve publike shëndetësore (ISHP) në vend i dërguan një letër kryeministrit Zoran Zaev duke thënë se ata nuk pranojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe nënvizojnë se i japin mbështetje të pa rezervë për të qëndruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa sot në rrugët e Tetovës qytetarët të shumtë kanë dalë në trubim paqësor për të kujtuar 14 viktimat që humbën jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 12:21

DW: Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA

SHBA- Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo ve...