Bota

“Nuk kanë shanse me në”/ Kurti intervistë për Aljazeerën: Serbia ende mban gjallë idenë e shkëmbimit të ter

11 Shtator 2021, 13:40 Nga DOSJA
“Nuk kanë shanse me në”/ Kurti intervistë për

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Në një intervistë opër Aljazeerën, Kurti u shpreh se kjo nuk është zgjidhje por nisja e një konflikti të ri.

“Nuk do të ishte një zgjidhje. Do t’i bënte gjërat edhe më keq. Unë dua zgjidhje demokratike dhe paqësore. Dhe shkëmbimi i territoreve është një shteg që na kthen prapa tek konflitket e 90-ave, dhe s’do të mbetet vetëm në mes të raporteve të Kosovës dhe Serbisë, por do të shpërndahej në gjithë Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Kurti.

Kurti gjatë intervistës u shpreh se projekti në tërësi i shkëmbimit të territoreve është i vdekur, ndërsa shtoi se ideja se kjo gjë mund të bëhet e mban gjallë Beogradi. Kurti është shprehur se Kosova është e pavarur dhe se kështu do të jetë, ndërkohë që ka shtuar se ata po bëhen çdo ditë e më të fortë, duke dalë nga kriza.

“Nuk e pëlqej këtë mënyrë të bërit politikë, kur presidentët apo kryeministrat mendojnë se janë mbretër të mesjetës, kur konsiderojnë që territori shtetit është territor privat dhe shtetin e shohin si shtëpinë e tyre. Kundërshtoj këtë model, që do t’i bënte gjërat edhe më keq. Projekti i shkëmbimit ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur dhe është shumë e gjallë në Beograd, sepse të gjithë fqinjët e Beogradit që s’janë të integruar në BE, fatkeqsisht nga Beogradi shihen si shtete të përkohshme. Dhe duke imituar Rusinë, Serbia dëshiron të forcojë faktorët e saj tek fqinjët, për t’i bërë këto shtete jofunksionale dhe t’i kthej ato në shtete të dështuara. Por s’kanë shansë me Kosovën. Kosova e pavarur është këtu për të qëndruar. Ne po bëhemi më të fortë, me institucione funksionale dhe po dalim nga kriza ekonomike e po lëvizimi përpara drejt perëndimit gjë që s’është vënë në pikëpyetje asnjëherë dhe aspirojmë të anëtarësohemi në BE dhe NATO”, tha Kurti.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti shkembimi i territoreve albin kurti shkembimi i territoreve

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 12:21

DW: Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA

SHBA- Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo ve...