Sport

Solskjaer: “CR7 padyshim do të jetë në fushë kundër Newcastle”

10 Shtator 2021, 15:09 Nga DOSJA
Solskjaer: “CR7 padyshim do të jetë në fushë

ANGLI – Në prag të ndeshjes kundër Newcastle, Ole Gunnar Solskjaer foli edhe për kthimin e shumëpritur të Cristiano Ronaldos në Premier League. “Ne të gjithë jemi të lumtur me kthimin e tij dhe mezi presim të vijë e nesërmja,– tha trajneri i Manchester United. – Ai kishte një para-sezon të mirë dhe luajti me ekipin kombëtar. Unë me siguri do ta aktivizoj në këtë ndeshje.”

“Ne e dimë se çfarë ka arritur në karrierën e tij dhe çfarë mund të arrijë akoma, – shtoi Solskjaer, pa specifikuar nëse CR7 do të luajë nga fillimi apo gjatë ndeshjes. – Ai e ka kaluar jetën e tij me disiplinë të madhe dhe profesionalizëm maksimal”.

“Klima brenda ekipit ka ndryshuar: me ardhjen e Cristiano dhe Raphael (Varane) lojtarët nuk mund të japin më 95% në stërvitje, niveli ngrihet me lojtarë fitues si ata”,- përfundoi trajneri i “Djajve të Kuq”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “djajve të kuq” cristiano ronaldos newcastle ole gunnar solskjaer premier league “djajve të kuq” cristiano ronaldos newcastle ole gunnar solskjaer premier league

Sondazh

Poll