Sport

Mou, 1000 ndeshje në krye të pankinës: “Janë shumë, por unë nuk kam ndryshuar”

10 Shtator 2021, 14:52 Nga DOSJA
Mou, 1000 ndeshje në krye të pankinës: “Janë

ITALI – Duke pasur parasysh numrin historik të 1000 ndeshjeve në krye të pankinave, agjencia portugeze e shtypit “Lusa” intervistoi José Mourinho para Roma-Sassuolo, ndeshja që do të vendosë edhe rekordin.

“Qëllimi është gjithmonë të fitojmë ndeshjen tjetër, por në çdo rast nuk kam menduar për këtë objektiv. As nuk kam numëruar ndeshjet, sepse përherë kam qenë i preokupuar. Por kur më thanë se duheshin edhe tetë apo nëntë ndeshje, atëherë fillova të bëj matematikën”.

Numrat janë të ftohtë, por në fakt bëjnë përshtypje: “90.000 minuta, plus shtesat e ndryshme, janë shumë, por asgjë nuk ka ndryshuar tek unë, në thelbin tim, si person apo trajner. Çdo gjë që ndodh më jep një ndjenjë “déjà vu”, duket se gjithçka më ka ndodhur dhe tani asgjë nuk më habit. Në thelb, kjo është vlera e përvojës, një kapital që shumë kanë tendencë ta zhvlerësojnë, por që, si në futboll ashtu edhe në jetë, ka një vlerë shumë të madhe”,– shtoi Mourinho.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 1000 ndeshjeve në krye të pankinave josë mourinho roma-sassuolo 1000 ndeshjeve në krye të pankinave josë mourinho roma-sassuolo

Sondazh

Poll