Aktualitet

OPERACIONI ‘Bena’! Arrestohen 4 persona në Shkodër, kishin mbushur zonë me kanabis (EMRAT)

10 Shtator 2021, 12:12 Nga DOSJA
OPERACIONI ‘Bena’! Arrestohen 4 persona në Shkodër, kishin

SHKODËR– Operacioni ‘Bena’ në Shkodër ka vënë në pranga 4 persona. Këta janë arrestuar pasi kanë kultivuar lëndë narkotike. Në pranga ranë dy vëllezërit Edison dhe Emanuel Kroni, Gjon Doçi si dhe Ndue Doçaj.

Dy vëllezërit Kroni janë autorët e dyshuar të disa rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Benë. Ndue Docaj, banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, u arrestua pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në një serë në pronën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Shkodër /Vijojnë kontrollet masive të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bena” , arrestohen në flagrancë 3 shtetas për kultivim të bimëve narkotike. Vihet në prangat e Policisë dhe një 40-vjeçar, për shpërndarje në doza të drogave të forta. Sekuestrohen 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa si dhe doza me lëndë narkotike kokainëNë zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativave për kultivim të kanabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në bashkëpunim me DVP Shkodër kanë ushtruar kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura apo ish-reparte ushtarake, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bena”, si rezulat i të cilit u ndaluan shtetasit E.K., 25 vjeç , E.K., 22 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Benë, Vau Dejës.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, janë autorët e dyshuar të disa rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Benë, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës.Po në vijim të operacionit të koduar “Bena”, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.D., 44 vjeç , banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në një serë në pronën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit shëbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.Gjithashtu po në vijim të operacionit nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi N.D., 40 vjeç banues në fshatin Bleran, pasi në sheshin “Prekë Cali” Shkodër , gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi i lartëpërmendur iu gjetën të fshehura disa doza të vogla të dyshuara lëndë narkotike.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne shkoder edison kroni emanuel kroni gjon doci ndue docaj arrestim ne shkoder edison kroni emanuel kroni gjon doci ndue docaj

Sondazh

Poll