Aktualitet

Kapen 44 emigrantë të paligjshëm në 2 mjete në Korçë! Një person vihet në pranga, 37-vjeçari braktis mjetin kur shikon

10 Shtator 2021, 11:44 Nga DOSJA
Kapen 44 emigrantë të paligjshëm në 2 mjete në

KORÇË– Raste të reja të kalimit të emigrantëve të paligjshëm janë pikasur në Korçë. Policia ka ndaluar dy mjete të cilat kishin 44 emigrantë të paligjshëm. Policia ka arrestuar personin me inicialet  A.A., 37 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Leshnicë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Fiat Ducato”, 32 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në kërkim është shpallur personi me incialet O. D., 37 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se shërbimet e policisë ishin në ndjekje të tij, ka braktisur mjetin tip “Volksëagen” në lagjen nr. 1, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, duke u larguar me shpejtësi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.U konstatuan duke transportuar 44 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetërSpecialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 37 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Leshnicë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Fiat Ducato”, 32 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi O. D., 37 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se shërbimet e policisë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve pranë DVP Korçë, ishin në ndjekje të tij, ka braktisur mjetin tip “Volkswagen” në lagjen nr. 1, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, duke u larguar me shpejtësi.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem policia korçe emigrante te paligjshem policia korçe

Sondazh

Poll