Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e opozitës, PD dhe LSI pa komisionerë në KZAZ

6 Qershor 2019, 14:27 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e opozitës, PD dhe LSI pa

TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesat e PD-së dhe LSI-së për të pasur anëtarë në KZAZ për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Vendimi i marrë sot nga Kolegji ka lënë në fuqi atë të KQZ-së së që u mor vetëm pak ditë më pare pasi opozita ka bojkotuar zgjedhjet.

Në seancën e zhvilluar në Kolegj, përfaqësuesi ligjor i PD-së Ivi Kaso tha se opozita ka të drejtë që të ketë komisionerë në KZAZ-të edhe pse ka bojkotuar zgjedhjet.

“Në Kod Zgjedhor thuhet se për nivelin e dytë, 2 anëtarë propozohen nga shumica dhe 2 nga forca më e madhe opozitare. Duhet të ketë baraspeshim shumicë dhe opozitë. Nuk ka asnjë kriter që lidhet me zgjedhjet. Po interpretohet Kodi Zgjedhor nga KQZ sikur e imagjinojnë ato. Nuk ka ndodhur ndonjë herë që KQZ nuk e lexon sikur duhet Kodin. Kodi Zgjedhor ka thënë parti e shumicës parlamentare jo subjekt zgjedhor. Ka një afat që e përcakton Kodi Zgjedhor, nëse nuk bëhet Kodi e ka zgjidhjen, pika 5 ku thuhet nëse nuk sillen kandidaturat KQZ ka të drejtë nga shoqëria civile të fusë kandidatë. Synojmë të menaxhojmë procesin delikat të procesit zgjedhor. Nuk ka përse procesi të ketë vetëm një anë. Të mbrohet interesi i qytetareve, të atyre që votojmë dhe jo” tha ai. Ndërsa në përfundim të seancës ku u dha edhe vendimi kundër duke rrëzuar kërkesën, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso deklaroi ‘presim vendimin e zbardhur,”-tha Kaso.

Opozita e bashkuar ka vendosur bojkotimin e zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në 30 qershor me pretendimin se maxhoranca do të vjedhë zgjedhjet. Ata kanë djegur edhe mandatet e tyre duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër, maxhoranca ka nisur fushatën duke prezantuar 61 kandidatët e saj për bashkitë në vend.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ivi kaso kolegji zgjedhor komisionerët e pd e lsi në kzaz kqz zgjedhjet lokale 2019 ivi kaso kolegji zgjedhor komisionerët e pd e lsi në kzaz kqz zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll