Politike

Përgjimet e “Bild”, Bindja Demokratike: Të largohet nga gara kandidati i PS në Shijak

6 Qershor 2019, 11:15 Nga DOSJA
Përgjimet e “Bild”, Bindja Demokratike: Të largohet nga

TIRANË- Bindja Demokratike një ditë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, ka kërkuar dorëheqjen e kandidatit të PS në Shijak, Elton Arbana. Në një dekalrate për mediat, Bindja Demokratike kërkon që Arbana i kapur në përgjime me Avdylajt duhet të lërë garën.

Në këto kushte, BINDJA DEMOKRATIKE kërkon tërheqjen e menjëhershme nga gara të kandidatit të Partisë Socialiste në Bashkinë e Shijakut, që do të ishte prova minimale për të treguar vullnetin e maxhorancës për realizimin e zgjedhjeve brenda standardeve më 30 Qershor”, u shpreh Topollaj në emër të BD.

DEKLARATA E PLOTË

Opinioni publik u njoh dje nëpërmjet publikimeve të gazetës së famshme gjermane “BILD” me prova të reja të korruptimit dhe të manipulimit të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Përmes tyre del e faktuar qartë se drejtues të Partisë Socialiste në Durrës dhe të administratës qëndrore dhe lokale atje, janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në vjedhjen e zgjedhjeve në atë qark.

E reja e këtyre publikimeve është se, përveç të tjerave, rezulton që Partia Socialiste ka kandiduar për kryetar të Bashkisë së Shijakut në zgjedhjet e 30 Qershorit, Elton Arbanën, një prej protagonistëve kryesorë të këtyre përgjimeve. Që do të thotë se njeriu, që deri dje vidhte vota për kandidatët e tjerë të Rilindjes, sot na ofrohet personalisht nga Maxhoranca si kandidat për Kryetar Bashkie.

Po ashtu, kandidatja e Rilindjes në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako, njihet botërisht së është e përzgjedhura e Vangjush Dakos për këtë funksion, pikërisht e personit që rezulton të jetë, jo vetëm drejtuesi, por edhe aplikuesi kryesor i të gjithë kësaj skeme për deformimin e vullnetit të zgjedhësve në Qarkun e Durrësit.

Në këto kushte, BINDJA DEMOKRATIKE kërkon tërheqjen e menjëhershme nga gara të kandidatit të Partisë Socialiste në Bashkinë e Shijakut, që do të ishte prova minimale për të treguar vullnetin e maxhorancës për realizimin e zgjedhjeve brenda standardeve më 30 Qershor.

Nga ana tjetër, ne kërkojmë sqarimin sa më të shpejtë nga organet kompetente të pozicionit dhe mundësisë së implikimit në këtë skandal edhe të kandidates së Partisë Socialiste në Durrës, zonjës Valbona Sako, duke pasur si qëllim moslejimin e përfshirjes në garën e 30 Qershorit të personave me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në kryerjen e krimeve zgjedhore, siç e parashikon edhe ligji i dekriminalizimit.

Në të kundërt, do të provohej, jo vetëm që vetë Edi Rama është ideatori i kësaj megaskeme manipulimi, por edhe që ai synon ende që të deformojë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë edhe në këto zgjedhje.

Ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bild nxjerr përgjimet për dakon bindja demokratike elton arbana përgjimet e bild bild nxjerr përgjimet për dakon bindja demokratike elton arbana përgjimet e bild

Sondazh

Poll