Politike

Përgjimet/ Ironizon Berisha me një foto: Dikur sodisnin detin si çift i dashuruar, sot Rama s’i hap telefonin Gjushit

6 Qershor 2019, 12:07 Nga DOSJA
Përgjimet/ Ironizon Berisha me një foto: Dikur sodisnin detin si

Tiranë- Pas përgjimeve të “Bild” ka reaguar sërish kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar një fotot të vjetër të Edi Ramës me  Vangjush Dakon. Berisha shprehet se sot Rama nuk i hap telefonin Vangjush Dakos.

“Dikur sodisnin detin si çift i dashuruar sot Rama nuk ia hap me telefonin Gjushit!”, shprehet Berisha me ironi, teksa publikon edhe foton.

Ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka pubikoi audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama sali berisha vangjush dako edi rama sali berisha vangjush dako

Sondazh

Poll