Politike

Negociatat/ Ministri i Jashtëm holandez kundër për Shqipërinë, lë derën e hapur për Maqedoninë e Veriut

6 Qershor 2019, 12:17 Nga DOSJA
Negociatat/ Ministri i Jashtëm holandez kundër për

Holandë-Ministri holandez, Stef Blok  ka dalë sërish kundra hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. “ Isha i qartë në fjalimin. Qeveria jonë i ka dyert e mbyllura për Shqipërinë. Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë. ”, u shpreh ministri i punëve të Jashtme Stef Blok në Dhomën e Ulët.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriu ai ka qenë më pozitiv, duke vlerësuar progresin që ka bërë, por sërish shton se ‘ata nuk janë ende gati”.

Deputetët donin të dëgjonin një  “po” ose  “jo” ministër për zgjerimin me këto dy vende, por ai nuk donte të shkonte aq larg.  Sipas tij, asnjë vendim nuk mund të merret në BE nëse të gjitha shtetet anëtare marrin një pozitë të paracaktuar paraprakisht.

Vitin e kaluar tre vende mes tyre Holanda nuk ishin dakord për hapjen e negociatave për Shqipërinë duke e shtyrë për këtë qershor, por skepticizmi vijon. Ende nuk dihet vendimi që KE do të japë për Shqipërinë i cili pritet të jepet në fund të muajit.

Burimi: ad.nl

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike holanda kundër negociatave ministri holandez negociata me be-në negociatat me shqiperine stef blok holanda kundër negociatave ministri holandez negociata me be-në negociatat me shqiperine stef blok

Sondazh

Poll