Politike

Urdhri i Prokurorisë për përgjimet/ reagon Berisha: Censurën e bën monstra Edi Rama

6 Qershor 2019, 11:35 Nga DOSJA
Urdhri i Prokurorisë për përgjimet/ reagon Berisha: Censurën

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar përgjimet e publikuara nga gazetari gjerman si një goditje në zemër që mori kryeministri Rama dhe qeveria e tij.  Po kështu Berisha ka reaguar ashpër dhe për urdhrin e prokurorisë, që ndalon publikimin në media të audio-përgjimeve apo materialeve të tjera që lidhjen me dosjen 399/1.

Berisha shprehet se ky urdhër është dhënë nga monstra Edi Rama i cili do të censurojë mediet.

Reagimi: 

Nje akt akuze tjeter madhore per Narkoshtetin dhe kreun e tij Edvin Kristaq Droga!

Te dashur miq, i goditur tashme ne zemer per vdekje nga publikimet e Bild, te cilat rrezojne perfundimisht narkozgjedhjet e qershorit 2017 dhe narkoparlamentin e dale prej tyre, Edvin Kristaq Avdyli apo Lala ne panik te plote dhe ne nje akt te pashembullt ne tere historine e pluralizmit urdheroi dje censuren ne mediat e vendit te publikimeve te gazetes gjermane ne Shqiperi.

Ky urdher antikushtetues i kryekreut te meduzes, skizoidit, monstres se pluralizmit Edvin Kristaq Ndoka apo Brajeviçi, eshte nje akt akuze tjeter po kaq e rende sa dhe vete publikimet qe nxori para shqiptareve dhe botes fytyren e shemtuar krimiminale te tij dhe narkoshtetit qe ky ngriti ne Shqiperi.

Kjo sepse ky urdher deshmon se kreu i narkoshtetit Edvin Kristaq Dajti apo Shullazi, per te mbrojtur krimet e tij monstruoze elektorale te ndalimit, blerjes, dhunimit te vullnetit te qytetareve te shprehur me voten e tyre, vendos ne gijotine fjalen e lire duke merituar tashme, jo vetem per shkak te Kristaq Xhelatit, te quhet monster e pluralizmit politik dhe te medimit pra te thirret Edvin Kristaq Xhelati.

Miq, publikimet e Bild dhe akti i djeshem i Edvin Kristaq Droga provuan para çdo shqiptari dhe qytetari te lire ne bote apo miku te Shqiperise drejtesine e vendimeve dhe misionit te opozites shqiptare per permbysjen me çdo kusht dhe me çdo çmim te monstres se pluralizmit, kreut te narkoshtetit dhe regjimin e tij te kakistokracise! sb

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike përgjimet e bild sali berisha përgjimet e bild sali berisha

Sondazh

Poll