Politike

Bomba e përgjimeve të  “Bild”, Bledi Çuçi: Na dëmtojnë, por janë biseda që ndodhin në të gjithë botën

6 Qershor 2019, 12:18 Nga DOSJA
Bomba e përgjimeve të  “Bild”, Bledi

TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi ka folur në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild, duke thënë se ato biseda janë shumë normale.

I ftuar në studion e lajmeve në News 24, Çuçi ka thënë në fushatë këto gjëra i bëjnë të gjitha partitë

I flitet të gjithëve, duhet ta di se dua të di gjuhën se si do flas me ta. Pasi duhet ta dimë ke kemi përball, nëse kemi një të PS do flasim ndryshme me një të PD do flasim ndryshe. Merrni pyeteni kë të doni nga opozita, këtë që them unë do thonë. Po gënjyen do gënjejnë si derri. Këto janë gjëra shumë normale në fushatë. Por këto përgjime dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe janë lajme të porositura nga opozita”, tha Çuçi.  

Ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bild nxjerr përgjimet për dakon bledi çuçi bomba e bild përgjimet e bild bild nxjerr përgjimet për dakon bledi çuçi bomba e bild përgjimet e bild

Sondazh

Poll