Politike

Komisionerët në zgjedhje, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-LSI

6 Qershor 2019, 12:56 Nga DOSJA
Komisionerët në zgjedhje, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me komisionerët e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit. Në një vendim që është marrë sot Kolegji, ka vendosur që Partia Demokratike dhe LSI nuk do të kenë komsionerët e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër vota pro dhe një kundër kërkesën e PD dhe LSI për t’u përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet vendore.

Kujtojmë se për komisionerët u hap një debat, pasi maxhoranca në KQZ shprehej se  opozita që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk mund të ketë komisionerë, ndërsa PD dhe LSI shpreheshin se sipas ligjit u takon të kenë përfaqësuesit e tyre në KZAZ.

PD dhe LSI depozituan në 18 pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 KZAZ dhe pse nuk marrin pjesë në zgjedhje. Komisionerët sipas opozitës do të vëzhgonin të gjitha shkeljet që do të bëheshin gjatë gjithë procesit zgjedhor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kolegji zgjedhor komisioneret e pd komisionerët e pd e lsi në kzaz zgjedhjet pa opoziten kolegji zgjedhor komisioneret e pd komisionerët e pd e lsi në kzaz zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll