Sport

Luajti vetëm një sezon si shok skuadre, Ashley Cole kujton “armiqësinë” me Ibran: Ishte me dy fytyra!

9 Shtator 2021, 17:20 Nga DOSJA
Luajti vetëm një sezon si shok skuadre, Ashley Cole kujton

ANGLI-Ashley Cole ka kaluar vetëm një sezon si shok skuadre me Zlatan Ibrahimovic te Los Angeles Galaxy. Në sezonin 2018-2019, ish-mbrojtësi anglez ka kujtime shumë të gjalla të personalitetit të suedezit: ” për vetëm një sezon, 2018-19, por ka kujtime shumë të gjalla të personalitetit të suedezit.

“Ai ka dy personalitete: me ne ai ishte i shkëlqyer, shumë i përulur, i qetë, por për mediat ai ishte Zoti – këto ishin fjalët e ish-mbrojtësit anglez për A League of their Oën -. Rastiste që hynte në dhomat e zhveshjes dhe i thoshte hapur shokëve se kontrolli i tyre i topit ishte m*t, se nuk arrinin të vraponin, se ishin të ngadaltë, por më pas në intervista personi i tij ndryshonte”.

Cole gjithashtu mban mend një episod që i pa të dy të rrezikonin të rriheshin: “Sapo ai ngriti duart në ajër drejt meje. Unë i thashë: uli ato … duart poshtë. Brenda meje mendova se ai mund të kishte ndonjë arsye për t’u zemëruar me mua, por ai nuk duhej të ngrinte duart “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ashley cole ibrahimovic ashley cole ibrahimovic

Sondazh

Poll