Politike

E PLOTË-Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar! Demokratët nuk e falin, Leskaj me tone të larta, Flamur Noka nuk e

9 Shtator 2021, 19:19 Nga DOSJA
E PLOTË-Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar!

TIRANË– Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk është pritur mirë! Pasi dha deklaratën për shtyp nga zyra e tij, Basha zbriti në sallën e mbledhjeve, ku u deklaroi demokratëve të tij se për vendimin nuk kishte dakordësi me liderin listorik të PD-së.

Kjo ka nxehur gjakrat mes palëve me një reagim të ashpër të Flamur Nokës dhe Bujar Leskajt. Ndërkohë që vetëm disa deputetë kanë dalë pro Bashës, i cili ka përdorur vetëm SHBA si justifikim për vendimin e tij, edhe pse deputetët edhe sot e kanë paralajmëruar për pasoja në vota.

PJESË NGA SHERRI:

Flamur Noka: Folëm edhe në zyrë për këtë Basha. Mohimi i Sali Berishës është mohimi i PD. Me këtë vendimin po i jepni PD një goditje të rëndë. Po i jepni ramës atë që ëndërron. Vendimi duhet të shkojë për referendum në anëtarësi.

Bujar Leksaj: Është vendimi i gabuar po përçahet PD. Është gabim i rëndë. Vendimi duhet të merrej me mirëkuptimin e doktorit.

Tritan Shehu: Vendime të tilla nuk mund të merren nga një njeri i vetëm. Vihet në dyshim ekzistenca e Partisë. Këtë vendim nuk e merr dot ti sepse PD ka forume.

Luçiano Boçi: Vendimi është i rëndë por duhet që të shohim çfarë të bëjmë nesër në kuptimin strategjik. Vendimi mund të merrej jashtë partisë dhe t’i lihet në dorë KQZ-së.

Oerd Bylykbashi: Vendimi do të sjellë përçarje jo vetëm horizontale por edhe vertikale. Ne kemi marrë në mbledhje me dyer të mbyllura 622 mijë vota por a na çon vendim në më shumë. Do të kemi pasoja.

Albana Vokshi: Të kalonte më para vendimi në forume. Është vendim tronditës. Jam kundër. Por mund të jem subjektive për shkak të bashkëpunimit dhe marrëdhënies oprej shumë vitesh me Berishën. Nuk jam e bindur se jam në interes të PD. Nga qindra mesazhe që kam marrë rezulton se është vendimi i gabuar. Thatë se mbani barrën por ta mbajmë të gjithë. Vendimi të votohjet në forume. Nëse dobësoheni ju, dobësohet partia. Ne si ekip punojmë për t’ju rritur ju. Ne duhet të shprehemi me votë sepse jemi parti e mendimit të lirë.

Dashnor Sula: Sa e do Lul Basha-Sali Berishën nuk e do asnjë prej nesh. Besojini këtij burri për vendimin që ka marrë.

Agron Gjekmarkaj: Duke qënë se ka rrënë rrufeja në grup nga procedurat demokratike vendimi lë për të dëshiruar. Nga ana morale është akti i fortë lideri që na çliron nga pesha. Si do e zgjidhim me SHBA se pa to nuk jetojmë? A duhet kryqëzuar Sali Berisha?

Enkelejd Alibeaj: Sot nuk është funeral nëse do të ndriçojë dielli përsëri. Nuk jam dakord me parafolësit që kundërshtojnë vendimin. Duhej marrë dhe vetëm nga kryetari. Është moment historik për PD dhe për ju si kryetar. Duhet ta kapërdijmë këtë moment. Dielli lind sërish.

Kreshnik Çollaku: Pse ta hedhim në votë asnjë nuk do ta votonte? Kështu që le ta marrë peshën kryetari. Është vendim vetëkryqëzyes për të.

Lulzim Basha: Nëse nuk do të merrja këtë vendim nuk do të kishim asnjë interlekutor dhe s’do kishim transparencë.

LAJMI KRYESOR: U shpall ‘non grata’ nga DASH! Berisha përjashtohet nga grupi parlamentar i PD, Basha: Përkohësisht, sa të zbardhet në rrugë ligjore. I shërbeu vendit, por përballë kemi SHBA. Nisin përçarjet, 5 deputetë kundër kryetarit: Do kemi pasoja!

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kryesia e pd 9 shtator 2021 lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd kryesia e pd 9 shtator 2021 lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll