Politike

REAGIMET/ Berisha jashtë grupit të PD, ish-kryeministri: Basha më mirë të jepte dorëheqjen! Strazimiri dhe Topalli: Kryeta

9 Shtator 2021, 22:45 Nga DOSJA
REAGIMET/ Berisha jashtë grupit të PD, ish-kryeministri: Basha më

TIRANË– Pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk kanë munguar reagimet! I pari ka qenë vetë lideri historik Berisha, i cili është shprehur se me këtë vendim Lulzim Basha e ktheu partinë në opozitë rreckë dhe satelit të Edi Ramës. Ndërkohë që premton “luftë”!

Ndërkohë që kanë ardhur edhe reagimet e para që shkojnë në bllok kundër Lulzim Bashës. E para që reagoi ishte Jozefina Topalli, e cila thotë se iu kujtua udhëheqja e diktatorit Enver Hoxha, ku vetja i dukej mbi ligjet.

Sipas saj, në mënyrë të njëjtë po vepron edhe Lulzim Basha, ku thekson se ai nuk ka asnjë të drejtë ligjore e statusore të largojë Berishën. Këtë deklaratë e kanë mbështetur edhe demokratë të tjerë, si anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri apo dhe Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kryetar në PD.

Po çfarë ndodhi sot?

Kryedemokrati Lulzim Basha vendosi që derisa drejtësia të marrë një vendim për Sali Berishën, ai të mos jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Me tensione dhe kundërshtime është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku publikisht 5 deputetë kanë dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës,  megjithatë ka pasur edhe zëra pro kryetarit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll