Politike

Kadilli i drejtohet Berishës: Jeni viktimë e një skuthi

9 Shtator 2021, 21:59 Nga DOSJA
Kadilli i drejtohet Berishës: Jeni viktimë e një skuthi

TIRANË- “Jeni sot viktima e modelit që keni krijuar për 30 vite,”-me këto fjalë i është drejtuar ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, themeluesit të kësaj force politike Sali Berisha.

Duke komentuar vendimin e Bashës për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD, Kadilli tha se të gjithë janë viktima të sistemit.

“Jeni viktimë e një skuthi. Sovraniteti i partisë nuk është vetë kur nënshtrohesh para ndërkombëtarëve. Kjo parti i është nënshtruar për vite me radhë e kryetarokracisë. Jeni sot viktima e modelit që keni krijuar për 30 vite. Jeni viktima e tij siç jemi të gjithë bashkë. Nuk reaguat kështu kur dy palë zgjedhje rresht prodhuan të njëjtin kryeministër. Ka një monopolizim në politikë. Forca e zotit Berisha, premtimi ka qenë që do të fliste kur të shihte humbjen e dytë radhazi për të shpëtuar opozitarizmin”.

Marrë nga Opinion.al

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Berisha jashtë grupit të PD, ish-kryeministri: Basha më mirë të jepte dorëheqjen! Strazimiri dhe Topalli: Kryetari s’ka kompetencë!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadili sali berisha jashte grupit te pd fatbardh kadili sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll