Bota

“Betejën me virusin e fitove po zjarri ta mori jetën”, identifikohet një tjetër viktimë në Tetovë, ky është mjeku q

9 Shtator 2021, 17:02 Nga DOSJA
“Betejën me virusin e fitove po zjarri ta mori jetën”,

MAQEDONI E VERIUT- Një nga viktimat e zjarrit në spitalin modular të Tetovës është identifikuar në mënyrë jozyrtare nga të afërmit e tij. Mediat në vend raportojnë se mes personave që humbën jetën është edhe Ferdi Shaqiri, një mjek, i cili ndodhej i shtruar në spital. Lajmin e kanë bërë të ditur miq e të afërm të tij, pasi një prej tyre i ka dedikuar edhe disa rreshta për ndarjen e tij nga jeta. 

“Nuk duhet të ikje në këtë mënyrë Ferdi. Betejën me virusin e fitove, por zjarri ta morri jetën. Zoti me parajsë të shpërbleftë, ndërsa familjes dhe ne që jemi rritur pranë teje nuk na ka mbetur asgjë veçse të ballafaqohemi me dhimbjen dhe kujtimin për ty. Prehu në paqe komshi!,”-shkruan ai. 

LAJMI KRYESOR: Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 shpëtojnë! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie kombëtare (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ferdi shaqiri tragjedia ne tetove ferdi shaqiri tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll