Bota

18 gëzhoja plumbash mbushën lokalin! Detaje të tjera nga vrasja e dyfishtë në Pejë, bllokohet nga Policia shtëpia e Adema

9 Shtator 2021, 16:34 Nga DOSJA
18 gëzhoja plumbash mbushën lokalin! Detaje të tjera nga vrasja e

PEJË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e dy politikanëve të Partisë Demokratike të Kosovës mbrëmjen e djeshme në Pejë. Mediat vendase bëjnë m e dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 18 gëzhoja plumbash, ndërkohë që Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur nga viktimat. 

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj kanë marrë pjesën më të madhe të plumbave në pjesën e kraharorit dhe të barkut, ndërsa i vëllai i Ademajt, Avniu ka vetëm një plagosje të lehtë në dorë. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme, rruga që të çonte në afërsi të lokalit ku ndodhën dy vrasjet, qëndroi për orë të tëra e bllokuar me shirita.

Po ashtu edhe shtëpia e viktimës u bllokua në mënyrë që të mos hynte askush veç familjarëve dhe hetuesisë. Deri më tani është vendosur që varrimi i Ademajt të bëhet nesër në orën 14:00, por nuk ka asnjë të dhënë sa i përket viktimës së dytë. 

LAJMI KRYESOR: S’ishte sherr politik! Vrasja e dyfishtë në Pejë, dy anëtarët e PDK-së u takuan për tu sqaruar në lokalin e Ademajt, kishin probleme familjare

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasja e politikaneve ne peje vrasja e politikaneve ne peje

Sondazh

Poll