Bota

Tragjedia në Tetovë, përgjegjësi i spitalit COVID: 12 viktimat e identifikuara janë pacientë, më i riu është 38 vjeç

9 Shtator 2021, 15:42 Nga DOSJA
Tragjedia në Tetovë, përgjegjësi i spitalit COVID: 12

MAQEDONI E VERIUT- Gëzim Nuredini, përgjegjësi i spitalit COVID në Tetovë që u shkrumbua nga flakët bën me dije se 12 viktima janë identifikuar pasi janë pacientë të spitalit. Ndërkohë që dy të tjerët janë familjarët që i shoqëronin dhe përkujdeseshin për ta në spital.

“Familjarët nuk kanë qëndruar gjatë natës në spital. Të shpëtuarit i kemi hospitalizuar në një covid tjetër dhe janë mirë. Viktimat 14, 12 janë pacientë të hospitalizuar ndërsa 2 të tjerë duhet të identifikohen dhe mendohet se janë familjarë. Me i riu nga ta është 38 vjeç, ndërsa më i vjetri 72 vjeç. Shoqëruesit nuk janë identifikuar. Në këtë moment do bëhet identifikimi i tyre. U kemi bërë thirrje familjarëve që të vijnë të identifikojnë të vdekurit,”- tha ai.

LAJMI KRYESOR: Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 shpëtojnë! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie kombëtare (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni gëzim nuredini tragjedia ne tetove gëzim nuredini tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll

Bota 9 Shtator 2021, 14:37

MAQEDONI E VERIUT- Zjarri i tmerrshëm që mbrëmë përfshiu spitalin modular në Tetovë dhe që mori 14 jetë njerëzish është vetëm një tjetër në vazhdën e serisë së ...