Bota

Tragjedia në Tetovë, dëshmitarët: Pati të shtëna më armë, ishte e frikshme, njerëzit bërtisnin

9 Shtator 2021, 15:29 Nga DOSJA
Tragjedia në Tetovë, dëshmitarët: Pati të shtëna

TETOVË- Një dëshmitar nga Tetova ka treguar momentin e rënies zjarrit në spitalin modulat të Tetovës. Slobodenpecat.mk shkruan se Xhemil Ziberi, tha se ata ndihmuan me sa mundën, por situata në spital ishte e tmerrshme. Ai u shpreh se nuk njihte asnjë nga pacientët në spital dhe se të gjithë banorët dolën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

“Ne dolëm jashtë kur pamë zjarrin, nga dritarja e tretë në brendësi. Ne vrapuam për të ndihmuar. Unë dhe kolegët e mi vrapuam për të fikur energjinë elektrike.  Kishte klithma, britma, ishte vërtet e frikshme,” tha ai.

Më herët, dëshmitari Nexhmedin Aliti, një futbollist 37-vjeçar nga Tetova, tha se mbrëmë mes njerëzve të parë ai vrapoi në vendin e zjarrit dhe ndihmoi nw shuarjen e zjarrit. Aliti rrëfen pamjen e tmerrshme, kur zjarri shkatërroi të gjithë spitalin dhe vrau 14 persona. Ai gjithashtu tha se zjarri ishte shumë i fortë dhe u përhap me shpejtësi.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ishte si një bombë. Isha këtu në orën 9.10 të mbrwmjes. Në vendngjarje kishte zjarrfikës dhe policë. Gjysma e spitalit u prek nga zjarri dhe unë isha këtu për të shuar zjarrin. Pati të shtëna me armë.  Zjarri ishte aq i fortë saqë edhe një helikopter të vinte për ta shuar nga lart, nuk mundte,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 shpëtojnë! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie kombëtare (ZHVILLIMET)

(I.A//dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni nexhmedin aliti tragjedia ne tetove xhemil zyberi zjarri ne spitalin e tetoves nexhmedin aliti tragjedia ne tetove xhemil zyberi zjarri ne spitalin e tetoves

Sondazh

Poll

Bota 9 Shtator 2021, 14:37

MAQEDONI E VERIUT- Zjarri i tmerrshëm që mbrëmë përfshiu spitalin modular në Tetovë dhe që mori 14 jetë njerëzish është vetëm një tjetër në vazhdën e serisë së ...