Bota

Pritje në ankth, familjarët nuk dinë se ku janë të afërmit e tyre: Erdha të shoh a është gjallë a jo? S’na lënë te

9 Shtator 2021, 15:59 Nga DOSJA
Pritje në ankth, familjarët nuk dinë se ku janë të

MAQEDONIA E VERIUT- Mbrëmë në mesnatë 14 trupa të pajetë u sollën për autopsi në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup, por ende nuk janë identifikuar. Të afërmit e tyre janë mbledhur jashtë derës së spitalit, në pritje të radhës për të marrë vesh nëse do të duhet që të hyjnë për të identifikuar të afërmit e tyre. 

“Identifikimi do të bëhet në bazë të ADN-së. Nuk do të mund ta shihni xhenazen se nuk lënë me pa. Duhet të merret bris,”-kështu tha i afërmi i një 35-vjeçari që duhej të dilte sot nga spitali, ndrërkohë shton:Me maska dhe të gjitha gjërat që kishte nevojë për frymëmarrje ia kishim blerë por Zoti donte ashtu.

Por ka edhe nga ata nuk dinë asgjë për të afërmit e tyre, ndërsa njëri prej tyre u tregon gazetarëve se nuk di asgjë për të ëmën. 

“Kam ardhur të shoh a është gjallë a nuk janë gjallë. Nuk kam asnjë informacion. Kemi shkuar tek spitali në Tetovë, por nuk kemi informata prej askujt. Ta shohim se çfarë do te ketë dhe çfarë do të bëjmë”.

LAJMI KRYESOR: Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 shpëtojnë! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie kombëtare (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni tragjedia ne tetove tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll

Bota 9 Shtator 2021, 14:37

MAQEDONI E VERIUT- Zjarri i tmerrshëm që mbrëmë përfshiu spitalin modular në Tetovë dhe që mori 14 jetë njerëzish është vetëm një tjetër në vazhdën e serisë së ...