Bota

Talebanët lejojnë largimin e 200 amerikanëve dhe të huajve, pritet fluturimi i parë nga Kabuli

9 Shtator 2021, 15:30 Nga DOSJA
Talebanët lejojnë largimin e 200 amerikanëve dhe të huajve,

AFGANISTAN– 200 shtetas të huaj, mes tyre edhe amerikanë do të lejohen të largohen nga Afganistani të enjten.

The Guardian shkruan se të huajt do të largohen me atë që do të jetë fluturimi i parë internacional, i cili do të ngrihet nga aeroporti i Kabulit që pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Fluturimi i fundit qe ai i drejtuar nga amerikanët të cilët larguan shtetasit e tyre dhe afganët e rrezikuar.

Aprovimi i fluturimeve nga talebanët erdhi menjëherë pas shqetësimeve të shteteve të tjera mbi përkeqësimin e lirive dhe të drejtave të njeriut nën regjimin e tyre, si ajo e lirisë së fjalës dhe të drejtat e grave.

Talebanët do të ndalojnë demonstratat pas vendosjes së kabinetit të ri të përkohshëm. Gazetarët Naqdi dhe kolegu i tij Taqi Daryabi, të cilët punojnë për Etilaat Roz në Afganistan raportuan se ishin dhunuar barbarisht prej talebanëve, për shkak se po mbulonin një protestë. Edhe pse premtuan një regjim gjithëpërfshireës dhe lejimin e gazetarëve për të bërë punën, talebanët kanë ndaluar me forcë kundërshtimin ndaj regjimit të tyre duke ndaluar protestat.

Talebanëve po u ushtrohet presion nga përfaqësuesi special i SHBA, Zalmay Khalilzad, për të lejuar fluturimet. Zyrtari nuk mund të thotë me saktësi se sa amerikane dhe të huaj pritet të jenë në bordin e avionit. Avionët e fundit ushtarakë amerikanë u larguan nga Afganistani pak kohë më parë duke evakuuar rreth 124 mijë të huaj dhe afganë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 200 te huaj do te largohen nga afganistani 200 te huaj do te largohen nga afganistani

Sondazh

Poll

Bota 9 Shtator 2021, 14:37

MAQEDONI E VERIUT- Zjarri i tmerrshëm që mbrëmë përfshiu spitalin modular në Tetovë dhe që mori 14 jetë njerëzish është vetëm një tjetër në vazhdën e serisë së ...